Interi fiton derbin me Milanin/ Asllani vishet zikaltër, detajet e akordit

Interi fiton derbin me Milanin/ Asllani vishet zikaltër, detajet e akordit

Kristjan Asllani mund të quhet një lojtar i Interit. Drejtuesit e Interit dhe të Empolit kanë finalizuar akordin mes tyre gjatë drekës së ditës së sotme.

Mesfushori i talentuar nga Elbasani, do të kalojë tek Interi për shumën e 14 milionë eurove, teksa klubi toskan kërkon në huazim Martin Satriano si pjesë të kësaj marrëveshje.

Sulmuesi italo-uruguaian, ishte i huazuar te Brest në Ligue 1 sezonin e kaluar, aty ku shënoi 4 gola në kampionat. Asllani do të firmosë kontratë 5-vjeçare me Interin.

Nga marrëveshja e drejtuesve të klubit zikaltër me agjentin e tij, Asllani do të përfitojë 1.2 milionë euro në sezon. Lojtari i kombëtares shqiptare u kërkua edhe nga Milani.

Gjithsesi, drejtuesit e Interit vepruan më shpejt dhe bindën Asllanin të pranojë ofertën e tyre, duke gëzuar trajnerin Simone Inzaghi, i cili insistoi për afrimin e lojtarit të talentuar. /SS/