Interi e nis me fitore sezonin e ri në Serie A, triumfon ndaj Lecces

Interi e nis me fitore sezonin e ri në Serie A, triumfon ndaj Lecces

Interi ka marrë një fitore të madhe 2-1 në udhëtim te Lecce në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të sezonit 2022/23 në Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit ka fituar mes shumë vështirësive në ndeshjen e parë të sezonin e ri në Serie A, të zhvilluar në ‘Stadio Via del Mare’.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Interit, por edhe përkundër shumë rasteve arritën ta shënojnë vetëm një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e dytë dhe ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi me kokë për 0-1 pas asistimit të Matteo Darmian.

Pjesa e dytë foli përsëri në të mirë të Interit, që rrezikuan shumë, por golin e fitores e gjetën vetëm në fund, pasi hasën në vështirësi pas pranimit të golit të barazimit në fillim të pjesës së dytë.

Ishte Assan Ceesay, i cili shënoi në minutën e 48-të golin e barazimit 1-1, duke i krijuar vështirësi Interit.

Pas këtij golin, Nerazzurrët tentuan me anë të Denzel Dumfries (70’), por shtylla ia mohoi golin, ndërsa goli i Lukakut (79’) u anulua për një ndërhyrje të palejuar.

Deri në fund të ndeshjes, Interi provoi përsëri golin e fitores, por arë e arriti vetëm në sekondat e fundit të minutave shtesë.