Inter afër transferimit të Godin

Inter afër transferimit të Godin

Interi i Bepe Marota-s, ka bërë goditjen e parë në merkato. Sipas Sky Sport në Itali, drejtuesi i ri zikaltër ka siguruar shërbimet e Deigo Godin. Qendërmbrojtësi 32-vjeçar i Atletiko Madrid do të jetë i lirë në qershor, kur t’i përfundojë kontrata në Madrid, andja që tani është i lirë të bisedojë me klube të tjerë dhe të firmosë parakontratë. Sipas Sky, mbrojtësi i njohur do të kryejë kontrollet mjekësore në javët e ardhshme dhe do të firmosë për zikaltrit. Godin është futbollisti i huaj me më shumë ndeshje në historinë e Atletiko Madridit dhe ndër mbrojtësit më të mirë në planet, por Atletiko nuk ka mundur ta bindë të rinovojë dhe kërkesat e tij financiare kanë rezultuar të papërballueshme.