Inflacioni vjetor në Eurozonë arrin rekord të ri prej 8,9 për qind në korrik

Inflacioni vjetor në Eurozonë arrin rekord të ri prej 8,9 për qind në korrik

Inflacioni vjetor i Eurozonës arriti një rekord të ri prej 8,9 për qind në korrik, nga 8,6 për qind sa ishte në qershor, sipas shifrave zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vitin e kaluar norma ishte 2,5 për qind.

Kontributin më të madh në normën vjetore të inflacionit të Eurozonës e kishte energjia, e ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani, shërbimet dhe mallrat industriale joenergjetike.

Inflacioni vjetor shënoi rënie në gjashtë shtete anëtare dhe mbeti i qëndrueshëm në tre vende dhe u rrit në 18 vende të tjera në krahasim me qershorin.

Normat më të ulëta vjetore u regjistruan në Francë dhe Maltë ( 6,8 për qind) dhe Finlandë (8 për qind), ndërsa normat më të larta vjetore u regjistruan në Estoni (23,2 për qind), Letoni (21,3 për qind) dhe Lituani (20,9 për qind).

Ndërkohë, inflacioni vjetor i BE-së ishte 9,8 për qind në korrik, nga 9,6 për qind në qershor.