` . Indonezi, vullkani Sinabung përsëri lëshon kolonë hiri - TV SHENJA

Indonezi, vullkani Sinabung përsëri lëshon kolonë hiri

Vullkani Sinabung në ishullin Sumatra të Indonezisë ka shpërthyer përsëri duke lëshuar një kolonë masive hiri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra vullkanike për zbutje të rreziqeve gjeologjike tha se lëshimi i kolonës së hirit filloi në orën 6:07 të mëngjesit sipas kohës lokale.

“Kolona e ashpër u ngrit në 1.000 metra mbi lartësinë e malit ose 3.460 metra mbi nivelin e detit”, tha qendra.

Po ashtu njoftoi se era çoi kolonën e hirit drejt lindjes, jugut dhe juglindjes.

Shpërthimi u regjistrua në një amplitudë maksimale prej 15 mm dhe një kohëzgjatje prej 11 minuta e 59 sekonda.

Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim të nivelit të tretë për të monitoruar statusin e vullkanit Sinabung.

Qendra e vullkanit po ashtu paralajmëroi banorët dhe vizitorët të qëndrojnë 3 kilometra larg nga krateri aktiv.

Vullkani po ashtu shpërtheu edhe të hënën, duke e ngritur hirin dhe tymin 5.000 metra mbi kraterin e saj.

Sinabung për herë të parë u aktivizua në vitin 2010. Gjithsej 23 persona humbën jetën nga shpërthimet në vitet 2014 dhe 2016.