Indonezi, rritet numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut

Indonezi, rritet numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut

Rritet në 15 numri i të vdekurve si pasojë e rrëshqitjes së tokës në rajonin e Javës Perëndimore në Indonezi, raporton AA.

Sipas lajmit të gazetës Kompas, numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në një fshat të rajonit Sukabumi në Javën Perëndimore, është rritur në të paktën 15 persona.

Në fatkeqësinë ku janë përmbysur mbi 30 shtëpi, 20 persona ende konsiderohen si të zhdukur. Punimet e kërkim shpëtimit zhvillohen me vështirësi nga shkaku i mungesës së pajisjeve teknike dhe kushteve të këqija të motit.

Ekipet e shpëtimit përpiqen të gjejnë të mbijetuarit, ndërsa gjithsej 63 persona u evakuan nga rajoni.

Indonezia ka vuajtur kohët e fundit nga tërmete vdekjeprurëse dhe cunami.