` . Indi, regjistrohet tjetër rekord ditor i rasteve me COVID-19 - TV SHENJA

Indi, regjistrohet tjetër rekord ditor i rasteve me COVID-19

India të shtunën raportoi numrin më të madh të rasteve ditore me 22.772 të infektuar dhe 442 të vdekur nga koronavirusi i ri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rastet pozitive me koronavirus tani kanë arritur në 648.315, ndërsa 18.655 persona kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi.

Të dhënat e ministrisë zbuluan gjithashtu se 394.227 njerëz janë shëruar nga infeksioni.

Këshilli Indian i Kërkimeve Mjekësore (ICMR) tha se ata kanë testuar mostrat e 9.540.132 personave deri më 3 qershor, me 242.383 teste të kryera të premten.

Shteti perëndimor Maharashtra vazhdon të mbetet shteti më i prekur me 192.990 raste të koronavirusit, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 8.376, me 198 vdekje të tjera në 24 orët e fundit.

Rastet në Tamil Nadu, shteti i radhës më i goditur nga koronavirusi, ka tejakurar 100 mijë raste, me 4.329 infeksione të reja brenda një dite. Numri i vdekjeve ka arritur në 1.385, me 64 vdekje të reja të raportuara brenda një dite, sipas të dhënave zyrtare.