Indi, 36 të vdekur në një ditë nga rrufetë dhe shiu

Indi, 36 të vdekur në një ditë nga rrufetë dhe shiu

Moti i keq dhe rrufetë kanë vrarë 36 njerëz brenda një dite në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh, thanë autoritetet.

Të paktën 24 prej tyre vdiqën kur shtëpitë e tyre u shembën nga reshjet e vazhdueshme.

Në incidente të tjera, 12 persona u vranë nga rrufeja, përfshirë një djalë 15-vjeçar, pasi u ngjitën në një çati banimi.
Vetëm në pesë ditët e fundit, të vdekurit nga rrufeja arrijnë në 39.

Rrufeja është një dukuri e zakonshme në Indi gjatë sezonit të musonit, i cili zgjat nga qershori deri në shtator.

Shkencëtarët indianë, raporton Associated Press, madje pretendojnë se ndryshimet klimatike kanë rritur numrin e goditjeve të rrufesë, shumë prej të cilave janë vdekjeprurëse.

Në fakt, vitin e kaluar pati 34% më shumë vdekje nga rrufeja sesa në vitin 2016, nga 1,489 në 2,869 vitin e kaluar.