Incidenti në Kuvend, reagon LSDM

Incidenti në Kuvend, reagon LSDM

LSDM-ja ka reguar në lidhje incidentin në Komisionin për Çështje Evropiane  duke theksuar se VMRO-DPMNE-ja është nxitës i incidentit.

 

“Sa herë që tema e drejtësisë është në rend dite në Kuvend, VMRO-DPMNE është nervoze, destruktive, krijon tensione dhe sot ka tentuar të provokojë edhe konfrontim fizik. Kjo sepse VMRO-DPMNE mbron ashpër kriminelët e regjimit dhe është gjithmonë kundër funksionimit të sistemit gjyqësor. Problemin me mungesën e gjyqtarëve VMRO-DPMNE nuk dëshiron ta zgjidhë vetëm për të ulur efikasitetin e sistemit gjyqësor dhe me shpresën se do të thotë ngadalësimi i rasteve që çojnë direkt në Shtëpinë e Bardh”, thonë nga LSDM.