` . Igor Aleksovski nënshkruan me Renovën - TV SHENJA

Igor Aleksovski nënshkruan me Renovën

Igor Aleksovski zyrtarisht është portieri më i ri i Renovës. Ish-portieri i përfaqësueses U21 të Maqedonisë së Veriut vjen nga radhët e FC Shkupit, ndërsa me Renovën ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare. Në këtë mënyrë ekipi nga Xhepçishti siguron shërbimet e një prej portierëve më të mirë në futbollin vendor. Ndryshe më herët Aleksovski ka qenë pjesë e skuadrave si Vardari dhe Makedonija Gjorçe Petrovi. /SHENJA/