Igli Tare po e mbush Lazion me shqiptarë

Igli Tare po e mbush Lazion me shqiptarë

Elseid Hysaj mund të bëhet futbollisti i katërt shqiptar i Lazios, ku drejtor sportiv është shqiptari Igli Tare.

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, po vazhdon me përpjekje për të mbledhur në Lazio futbollistë shqiptarë.

Ish futbollisti i famshëm i Kombëtares Shqiptare deri më tani në Lazio i ka bërë bashkë Thmoas Strakoshën, Valon Berishën dhe Riza Durmishin. Kurse, në “Olimpico” po planifikon ta sjell edhe Elseid Hysajn.

Sipas raportimeve të fundit, mbrojtësi i krahut të djathtë po shkon drejt largimit nga Napoli ku nuk ka siguri se do të gjejë hapësirë të kënaqshme për të luajtur te  Carlo Ancelotti.