` . Ibrahimi: Premtimit të BDI-së për kryeministrin shqiptar i doli boja - TV SHENJA

Ibrahimi: Premtimit të BDI-së për kryeministrin shqiptar i doli boja

Anëtari i kryesisë qendrore të partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi ka reaguar sërish për premtimin zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim për ta bërë kryeministrin shqiptar. Ibrahimi ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se premtimit themelor të BDI-së në zgjedhjet e fundit i ka dalë boja krejtësisht.

“Sot kur u bë e qartë se i kanë mashtruar shqiptarët se do ta bëjnë Naser Zyberin kryeministër, madje e kanë mashtruar edhe vetë z. Zyberi, edhe temës së kryeministrit shqiptar i doli boja.  Kështu edhe njëherë u dëshmua se Ali Ahmeti me vagabondët e tij janë mashtrues ordinerë dhe se kështu e kanë konsumuar mundësinë e fundit për t’i përfaqësuar shqiptarët në çfarëdo kombinimi qeveritar. Mashtruesit qimen e ndërrojnë, por hujin nuk e harrojnë”, ka shkruar Ibrahimi. /SHENJA/