` . I infektuar me koronavirus, Vedat Muriqi i dërgon mesazh trajnerit të mirënjohur turk - TV SHENJA

I infektuar me koronavirus, Vedat Muriqi i dërgon mesazh trajnerit të mirënjohur turk

Sulmuesi i Fenerbahçes, Vedat Muriqi i ka dërguar një mesazh trajnerit të Galatasarayt, Fatih Terim, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe se po trajtohet në spital.

Futbollisti nga Kosova ka reaguar pas shpërndarjes së pandemisë COVID-19 e njohur ndryshe si koronavirus, që ka pushtuar gjithë botën, shkruan Zëri.info.

“Po kalojmë keq e gjithë bota. Unë shpreh mendimet më të mira për Fatih Terim, trajnerin e Galatasarayt. Le ta ndihmojë atë Zoti”, ka thënë Muriqi.

Duke folur për stërvitjet që i kryen në shtëpi, Muriqi tha:

“Puna jonë bëhet në shtëpi falë klubit tonë. Paisjet tona janë në nivel shumë të lartë. Do të doja ta falënderoj klubin tonë”.

“Ne duhet t’i dëgjojmë autoritetet dhe të mos largohemi nga shtëpia. Duhet t’i kushtojmë vëmendje higjenës”, shtoi më tej futbollisti prizrenas./Zëri.info