I dashuri e sulmon fizikisht, 21 vjeçarja e ther me thikë

I dashuri e sulmon fizikisht, 21 vjeçarja e ther me thikë

Policia ka njoftuar se ka arrestuar 21 vjeçaren A.S nga Shtipi. Ajo dyshohet se ka ther me thikë të dashurin e saj, 25 vjeçarin S.B pasi që më parë është sulmuar fizikisht.
I riu është dërguar me urgjencë në Spitalin Klinik në Shtip.
Në koordinim me Prokurorin Publik, pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit, do të ketë kallëzim penal adekuat. /SHENJA/