Humbi dy ndeshje radhazi në Champions, por Allegri nuk ndihet i rrezikuar

Humbi dy ndeshje radhazi në Champions, por Allegri nuk ndihet i rrezikuar

Massimiliano Allegri i kontestua hapur nga tifozët në “Allianz Stadium” pas humbjes 1-2 nga Benfica në ndeshjen e raundit të dytë në grupet e Championsit. A rreziko tashmë stolin trajneri i lindur në Livorno? E vështirë për t’u thënë, edhe pse nuk ka një qetësi të madhe nga ana e drejtuesve të Juventusit. Por sigurisht i pari që nuk është i qetë është Allegri:

“Nuk është e lehtë të shpjegosh se çfarë ndodhi, por pasi ata shënuan golin e dytë, ndeshja mbaroi. Paraqitja do të ishte e keqe edhe në rast barazimi. Nuk ndihem në rrezik, këto momente janë pjesë e futbollit. Janë momente të vështira, mendoj se është hera e parë që kjo skuadër humbet dy ndeshje radhazi në Champions League. Tani fjalët duhen lënë mënjanë, thjesht duhet të mendojmë për fushën. I thashë ekipit që në futboll këto momente ndodhin dhe në duhet të dalim nga kjo situatë si kolektiv”.

Allegri mendon se ka ende shpresë për kualifikimin.

“Në Champions League është e vështirë, por nuk është e mbyllur. E kuptoj momentin e vështirë që po përjeton skuadra; në këto situata mjafton të jepet një penallti për të ndryshuar gjithçka. Duhet të punojmë me qetësi dhe përgjegjësi. Të dielën ne kemi një tjetër ndeshje kampionati (kundër Monzës), duhet të përpiqemi ta mbyllim këtë pjesë të parë të sezonit në mënyrën më të mirë të mundshme”.