“Holiday Train Show”, udhëtimi në kohë dhe miniatura e New Yorkut

“Holiday Train Show”, udhëtimi në kohë dhe miniatura e New Yorkut

New Yorku ka kthyer traditën e preferuar festive – ekspozita “Treni festiv” (Holiday Train Show), raporton AA.

Një nga mënyrat e preferuara të turistëve të shumtë që vizitojnë New Yorkun në SHBA, por edhe i vet njujorkezëve, është që festat e fundvitit t’i kalojnë në ekspozitën “Treni festiv” (Holiday Train Show), e cila do të zgjasë deri më 21 janar.

Ekspozita është hapur në parkun botanik të New Yorkut ndërsa në ditë vizitohet nga disa mijëra njerëz. Vizitorët mund të shohin miniaturën e New Yorkut me shfaqjen simbolike të ndërtesave të qytetit. Në mesin e 175 maketave që ndodhen në ekspozitë, mund të shihen Statuja e Lirisë, biblioteka e qytetit, ndërtesa Rockfeller, Empire State, stacioni kryesor hekurudhor dhe stadiumi Yankee.

Çdo njëra është bërë nga lëvorja, gjethet apo materialet tjera natyrore. Janë ekspozuar disa sisteme hekurudhore ku lëvizin dhjetra trena. Po ashtu janë ekspozuar edhe maketat e trenave të përdorur në tre shekujt e fundit.