Holanda nuk bind, ndaj Ekuadorit e shpëtojnë traversa e arbitri

Holanda nuk bind, ndaj Ekuadorit e shpëtojnë traversa e arbitri

I duhej një tjetër fitore, për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër, megjithatë Holanda nuk ia ka dalë të shkojë përtej barazimit 1-1 ndaj Ekuadorit, duke lënë të hapur gjithçka në grup.

“Tulipanët” e nisën vrullshëm ndeshjen dhe morën avantazhin që në minutën e 5-të me anë të Gakpo, i njëjti që shënoi gol edhe ndaj Senegalit, megjithatë vetëm kaq, pasi amerikano-latinët erdhën vazhdimisht në rritje.

Pas disa mundësive, Ekuadori ia doli të shënojë në shtesën e pjesës së parë, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje të një ekuadoriani, i cili nuk preku topin, por ishte para rrezes së portierit.

Megjithatë festa e ekuadorianëve nuk mund të ndalej më në fillim të pjesës së dytë, teksa pas grushtimit të Noppert, Enner Valencia ishte në vendin e duhur për ta shtyrë në rrjetë dhe për të shënuar golin e tretë që e bën golashënuesin më të mirë ët Botërorit deri tani.

Pak minuta më vonë Ekuadori iu afrua edhe golit të fitores, por këtë herë traversa i mohoi përmbysjen e madhe, teksa vlen të theksohet se ndonëse me 4 pikë, Holanda nuk bind pas dy ndeshjeve të para.