` . Holanda kufizon shpejtësinë në autostrada në 100 km në orë - TV SHENJA

Holanda kufizon shpejtësinë në autostrada në 100 km në orë

Në Holandë ka hyrë në fuqi vendimi që ul kufirin e shpejtësisë nga 130 në 100 kilometra në orë në austostrada gjatë ditës për të mbrojtur mjedisin, transmeton AA.

Në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike dhe Administrimit të Ujërave të Holandës, vendimi i marrë në nëntor të vitit të kaluar që ul kufirin e shpejtësisë në 100 km në orë mes orës 06:00-19:00 në autostrada, fillon të zbatohet nga sot.

Më tej thuhet se vendimi përfshin mbi 60 për qind të autostradave të vendit dhe se janë ndryshuar rreth 4.000 shenja të komunikacionit për kufizimin e shpejtësisë.

Ndërkohë, mes orëve 19:00-06:00 kufiri i shpejtësisë do të vazhdojë të qëndrojë në 130 kilometra në orë.