Hiqen masat që janë vendosur për shkak të ndotjes së ajrit, prej sot nuk ka transport falas publik

Hiqen masat që janë vendosur për shkak të ndotjes së ajrit, prej sot nuk ka transport falas publik

Rekomandimet dhe masat të cilat janë vendosur për shkak të ndotjes së ajrit në Shkup, janë hequr, ndërsa prej sot nuk vlen as vendimi për transport falas publik.

Ministria e Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor dje kumtoi se koncentrimet e mesme ditore të grimcave PM10 në Shkup sot janë nën pragun e definuar të alarmit, për ç’shkak ndalojnë së vlejturi rekomandimet dhe masat për prag të tejkaluar të alarmit që ishin vendosur të shtunën, kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Sipas të dhënave të Sistemit Shtetëror të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit të Ambientit më 26.12.2022, përqëndrimet mesatare ditore të grimcave të pezulluara PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmimit prej 150 мg/m3, epizodi i dy ditëve radhazi është ndërprerë në Shkup dhe pushojnë së zbatuari rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmimit” ceket në kumtesën e MMJPH-së.

Edhe nga NPQ informuan se prej sot nesër ndalon së vlejturi vendimi për transport publik pa pagesë i cili ishte sjellë përkohësisht so një nga pakoja e masave të Qytetit të Shkupit për ulje të ndotjes së ajrit.

“Në pajtim me të dhënat nga Sistemi shtetëror monitorues për cilësi të ajrit ambiental në ditën 26.12.2022, koncentrimet e mesme ditore të grimcave të suspenduara PM10 janë nën pragun e definuar të alarmimit prej 150 mg/m3, dhe episodi prej dy ditëve të njëpasnjëshme është ndërprerë në Shkup dhe ndërprejnë së vlejturi rekomandimet dhe masat për prag të tejkaluar të alarmimit”, ceket në kumtesë.

Pas rekomandimit të MMJPH-së, Qeveria të shtunën solli vendim për hyrjen në fuqi të rekomandimeve dhe masave për tejkalim të pragut të alarmimit për grimcat e suspenduara me madhësi deri 10 mikrometra në Shkup, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë, ndërsa prej të dielës edhe në Gostivar.

Masat në Shkup ishin vendosur pasi që në vendin matës në Qendër të enjten ishin matur koncentrime të grimcave PM10 prej 160,34 mikrogramë në metër kub, ndërsa të premten 248,51 mikrogramë në metër kub, përderisa në Lisiçe të enjten janë matur 189,94 mikrogramë në metër kub, ndërsa të premten – 259,01 mikrogramë në metër kub.