` . “Hija” e Covid-19 në Lojërat Olimpike, 127 të infektuar deri më tani - TV SHENJA

“Hija” e Covid-19 në Lojërat Olimpike, 127 të infektuar deri më tani

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dha alarmin për përhapjen e Covid ndërsa u identifikuan rastet e para në fshatin Olimpik. Zyrtarët e Lojërave Olimpike kanë paralajmëruar se do të merren masa për personat që kanë shkelur rregullat.

Deri më tani, janë infektuar 127 persona dhe vetëm ditën e djeshme u regjistruan 19 raste të reja. Gjithashtu më shumë se tetë atletë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike.

Të paktën 100 të pavaksinuar në stafin amerikan
Sipas një raporti të NBC, të paktën 100 anëtarë të stafit amerikan nuk janë vaksinuar. Sa i përket raportit, diçka e tillë bie në kundërshtim me deklaratën e presidentit të Lojërave Olimpike, Thomas Bach, se të paktën 85% e anëtarëve duhet të jenë vaksinuar.

Mediat lokale madje kanë shprehur shqetësimin se disa lojtarë kanë shkelur rregullat duke darkuar në restorante dhe duke vizituar zonat turistike. Ekspertët e shëndetësisë janë shprehur të shqetësuar se Lojërat Olimpike mund të jenë një burim i transmetimit në vend.

Rasti i një lojtari holandez
Finn Florin mori pjesë në garat e Lojërave Olimpike dhe më pas rezultoi pozitiv me Covid-19. Lajmi u konfirmua nga federata e vendit të tij. Kështu, sipas rregullores, kampioni Holandez u përjashtua nga gara dhe udhëtimi i tij drejt ëndrrës Olimpike përfundoi.

Vlen të përmendet se Florin nuk kishte siguruar kualifikimin në çerekfinale. Por ky nuk është rasti i parë. Disa ditë më parë, dy holandezë të tjerë rezultuan pozitive me Covid./abcnews.al