` . Hidhet shorti i Championsit, të mëdhatë nga njëri krah, Atletico Madrid me fat - TV SHENJA

Hidhet shorti i Championsit, të mëdhatë nga njëri krah, Atletico Madrid me fat

Champions League 2019-2020 mëson rrugëtimin e saj deri në finalen e madhe. Mesditën e sotme në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për Final Eight që do të zhvillohet në Lisbonë në muajin gusht, duke nisur që nga faza çerekfinale. Me fat Atletico e Madridit që pasi eliminoi kampionët në fuqi të Liverpooli do të sfidojë në çerekfinale gjermanët e Leipzig. Ndërkohë Atalanta e mrekullive në këtë sezon do të sfidojë PSG që deri para ndeshjes ndaj bergamaskëve do të ketë zhvilluar vetëm dy finalet e Kupave atë të Ligës dhe të Francës. Pikërisht njëra prej këtyre 4 skuadrave do të shkojnë në finalen e madhe pasi fitueset e këtyre dy çifteve do të përballen mes tyre në gjysmëfinale. Nëse nga njëra anë shorti është treguar bujar me disa skuadra nuk mund të thuhet e njëjta gjë për klube si Barcelona, Juventus, Real Madrid, Manchester City apo Bayern Munich që janë edhe skuadrat favorite për të fituar trofeun. Në këtë mënyrë skuadra që do të kualifikohet nga çifti Manchester City-Real Madrid në çerekfinale do të sfidojë fituesen e çiftit Juventus-Lyon, ndërkohë që Bayerni që pothuajse e ka siguruar kualifikimin ndaj Chelsea-t edhe pse është edhe një ndeshje për t’u luajtur do të sfidojë në çerekfinale të kualifikuarën e çiftit Barcelona-Napoli ndërsa në gjysmëfinale gjërat do të bëhen akoma edhe më të nxehta me një tjetër përballje big, ndaj të kualifikuarës mes Realit, City-t, Lyonit dhe Juves.