Hetimet për çështjen “Xhaka”, Federata e Futbollit i drejtohet Agjencisë Kombëtare të Krimeve

Hetimet për çështjen “Xhaka”, Federata e Futbollit i drejtohet Agjencisë Kombëtare të Krimeve

Federata Angleze i është drejtuar Agjencisë Kombëtare të Krimeve që të shqyrtojë rastin e Granit Xhakës, pasi në fitoren e Arsenalit kundër Leeds United sezonin e kaluar dyshohet që ai qëllimisht mori karton të verdhë. Menjëherë pas fitores 1-4  të “Topçinjve” në transfertë, është hapur një hetim që ka zgjatur rreth gjashtë muaj për rastin “Xhaka” nga Federata Angleze.

Federata ka vendosur që rastin t’ia kalojë agjencisë kryesore të krimit të organizuar në vend. Në vitin 2018 lojtari i Lincoln City-t, Bradley Wood, është dënuar gjashtë vjet pasi gjatë hetimeve ai u shpall fajtor për ndëshkimin e qëllimshëm dy herë gjatë ndeshjes në çerekfinalen e kupës.

Në 18 dhjetorin e vitit 2021 u luajt një bast i madh prej 52 mijë stërlinash që 29 vjeçari do të ndëshkohej me karton gjatë 10 minutave të fundit. Pavarësisht se “Topcinjtë” po fitonin ndeshjen me rezultat të thellë, Xhaka u ndëshkua në minutën e 86-të të takimit me kartonin e verdhë për vonesë në ekzekutimin e të goditjeje dënimi në favor të ekipit të tij.

Mesfushori Zviceran me origjinë Shqiptare qëndroi mbi topin për rreth 20 sekonda para se të ndëshkohej dhe menjëherë pas ndeshjes u raportua se një shumë prej 250 000 stërlinash është fituar për këtë karton të verdhë të marrë nga ai. Kjo është shuma më e madhe e luajtur ndonjëherë në baste me kartonët e verdhë.