` . Haradinaj pas votimit të mocionit: Kam besim të plotë se nuk do të ketë boshllëk qeverisës - TV SHENJA

Haradinaj pas votimit të mocionit: Kam besim të plotë se nuk do të ketë boshllëk qeverisës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se  sot deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit.

“Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë”.

“Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës”, ka thënë Kurti.