Haradinaj: Nuk ia kam frikën Gjykatës Speciale, frikë kam nga injeksionet (Video)

Haradinaj: Nuk ia kam frikën Gjykatës Speciale, frikë kam nga injeksionet (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke u përgjigjur gazetarëve në lidhje me atë nëse ka pasur shantazhe nga Gjykata Speciale, ka shpalosur një detaj interesant se nga çka frikësohet. Haradinaj në shoqëri të humorit ka treguar se që nga fëmijëria ka fobi nga injeksionet, raporton Ekonomia Online.Me këtë detaj i pari i Qeverisë ka lënë të kuptohet se nuk ka frikë nga Gjykata Speciale.