Haradinaj mirëpret arritjen e marrëveshjes për targat: Tani të përmbyllet marrëveshja për njohje

Haradinaj mirëpret arritjen e marrëveshjes për targat: Tani të përmbyllet marrëveshja për njohje

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për targat në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kërkuar që tani duhet të përmbyllet edhe marrëveshja për njohje me lidership amerikan.

“Mirëpres arritjen e marrëveshjes për targa. Tani të përmbyllet marrëveshja për njohje, me lidership amerikan”, ka shkruar Haradinaj.