Haradinaj – Kurtit: Kam qenë nxënës me 5-she, ndoshta ti nuk e beson

Haradinaj – Kurtit: Kam qenë nxënës me 5-she, ndoshta ti nuk e beson

Një replikë me kryeministrin Albin Kurti, pati kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi kryeministri paraprakisht i tha se ‘nuk e di pse po i folë për mësuesit si mësues’.

“Ma herët dola me të tregu për mësuesit edhe unë kam qenë mësues një herë, dhe nxënës me 5-she.
Mësimdhënësit nuk kanë shku në shkollë, nuk besoj që e bëjnë prej qejfit.
Kryeministri thotë s’kam ardhë në pushtet me rritjen e pagave, a ke ardhë në pushtet me premtimin për varfërimin e njerëzve në sektorin publik dhe privat.

Nuk mund të mbrohesh me mospremtimin e rritjes së pagave për shkak të inflacionit”, tha ai./Periskopi