Haradinaj flet për vizitën e Hahnit: Do të mirëpresim sugjerimet e tij për taksën

Haradinaj flet për vizitën e Hahnit: Do të mirëpresim sugjerimet e tij për taksën

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn që do të vizitojë sot Kosovën, do të diskutojnë edhe për taksën që Kosova i ka vendosur produkteve nga Serbia.

Haradinaj ka thënë se taksa ndërlidhet me njohjen nga Serbia, por që ka thënë se do të mirëpresin çdo sugjerim dhe këshillë.

“Kosova ka të arritura në agjendën evropiane, e kemi një agjendë ju e dini MSA-në e kemi kthyer në ERA, ERA1 është zbatuar, ERA 2 ka filluar. Komisioneri është palë për Kosovën në këtë agjendë. Njëkohësisht Kosova ka një agjendë me BE-në liberalizimi i vizave, kemi përmbushur krejt kushtet. Tani ka lindur edhe një temë e re, është taksa, taksa lidhet me njohjen nga Serbia jo me këto dy të parat, e mirëpresim pra çdo sugjerim, çdo këshillë edhe mundësinë me bisedua me komisionerin Hahn”, tha Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i ka bërë pas homazheve që i ka bërë tek shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në përvjetorin e vdekjes së tij.