` . “Hapu sesam”! - TV-SHENJA

“Hapu sesam”!

Njëherë dikush bëri një krahasim të detajuar: “një zog del nga veza kur ekspozohet ndaj ngrohtësisë, por guri mbetet po gurë, pavarësisht temperaturës”.

Kam menduar me kujdes, diku midis askund it dhe lamtumirës, durimi im po jep frytet e veta!!! Vetëbesimi po rritet dita-ditës!! Virtytet herë-herë i përdor e i administroj ashtu siç di! Ndërsa veset, shumë të rralla që janë, pa mos thënë të paqena, u ngjajnë veprimeve të normales dhe janë të padëmshme! Në çaste të tjera, nuk pretendoj të jem superior as për edhe një grimë…

…Sido, shkoj të bëjë një shëtitje. Mirë? Faleminderit! Ndërsa ec kodrave në të dalë, që parë ngrejë kokën lart, shpihem dalëngadalë për të tretur topitjen. Niveli i energjisë më përçon një aurë vendosmërie, e frymëmirrem më lirshëm. Hare ajri! Buçimë lumi! Pasion…

…Mjekra si e një filozofi grek po shndërrohet në atë të liderit të një fisi fisnik. Ndrit e shkëlqen! Është pikëmbështetja më ekzemplare e imja. Nuk i shërbej asnjë soji. Pa merak! I takoj një kauze! Dhe kaq!   Rrugën? Sigurisht që e di. Duket si një sag i shtruar që çon drejt një de stinimi.  Prandaj nuk është aspak rastësisht përse pikëpamjet e mia iu duken jo të realizueshme e jopopullore. Përndryshe, edhe ashtu dua të heq dorë nga të gjithë. Mbase jeta rrjedh, nuk lejoj t’ia mohoj vetes e të përfundoj kockë e lëkurë.  Më pastaj, ekziston dhe një pikë, përskaj krenarisë kthehem në shtëpi në formën më ideale e i mbuluar përplot kësmete dhe lavdi…

…Pas së gjithash, në njëfarë kuptimi, kur ke një bindje ajo nuk është shaka! Apo s’është kështu?! Derisa idetë vijnë e ikin si retë, shpenzoj një ditë të tërë përreth një ideje të zgjedhur. E, në mes të kundërshtisë, pafundësisht, përpiqem ti shumëfishoj burimet e kësaj toke të varfër. Dhe duhet folur pambarimisht! Për sa më përket mua, kam kërkuar më shumë lirinë sesa pushtetin. Dhe kjo është e gjitha në të cilën ndihem më lartë se të tjerët. Njëkohësisht, jam më i “lirë” e, zero i nënshtruar. Është një ndjenjë me përmasa fort të mëdha të ditëve të lumtura…

…Tashti, jemi njësoj! A mund ta durojmë këtë?!

Dritë, sillmëni dritë!

Si jemi pra, njësoj? Si ka mundësi?! Hajde të sqarohemi e ta stërhollojmë çik këtë çështje: Të thuhet jemi njësoj kjo, nuk mban. Është veç se, një pëshpërimë e pamatur! Njihemi mirë që të gjithë. Aq jemi! Në momentin që i jepet krah këtij mendimi, kësaj ideje, kam përshtypjen se në këtë shkallë “barazvlera” na çon e na orienton krejtësisht në drejtim të gabuar. Një konstatim i tillë gjithsesi është një alibi i “shkëlqyer” për sa i përket dobësisë së njerëzve. Njëjtë, sikur të fshehin thesaret me floririn e vjedhur! Kemi ndofta deri diku të njëjtin “fat”. Ashtu mundet! Në fund të fundit, as zgjidhje as problem. Mynxyrë e tmerrshme!

Gjithçka është e qartë!

Paralajmërimet shumëfishohen! Ngelin edhe shumë gjëra për të thënë. Shumë arsye të tjera më vijnë në mendje siç është ajo e dashaligësisë njerëzore si të dyzet hajdutëve.

Thjesht, një gjë duhet ditur: Një njeri që bën llogari i përket konceptit të njerëzores. Mbas andej, nëse ec me dy këmbë është edhe më kuptimplotë!

Vështroj përreth, asnjëri i brumit të duhur!

“Hapu sesam”

Me sy miqësor, më bën një nder!!! Ti e di mirë, gjithnjë flas të vërtetën!! Mendohu pak! Çfarë po më jep?