Hapet Qendra e re për diagnostikë në “8 Shtatori”, Sali: Kosotja e aparateve arrin 1.1 milionë euro

Hapet Qendra e re për diagnostikë në “8 Shtatori”, Sali: Kosotja e aparateve arrin 1.1 milionë euro

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në spitalin e “8 Shtatorit”, përuruan dy aparate të reja të rezonancës magnetike, që sipas tij, hapin qendrën e re për diagnostikë pranë spitalit “8 Shtatori”. Sali deklaroi se ata si ministri vazhdimisht kujdesën për përmirësimin e kushteve  nëpër të gjitha spitalet.

“Aparatet janë blerë në kuadër të një furnizimi të madh të më shumë aparateve në vlerë totale prej 1.1 milionë euro dhe është realizuar në kuadër të programit për racionalizimin dhe menaxhimin e teknologjisë bio-mjeksore në sektorin e shëndetësisë, e gjithë kjo në bashkëpunim me ambasadën e Republikës së Italisë”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.