` . Hamilton "pole pisition" dhe rekord në Silverstone - TV SHENJA

Hamilton “pole pisition” dhe rekord në Silverstone

Luis Hamilton me Mercedesin e tij do të niset i pari në pistën e Silverstonit, pasi kampioni në fuqi regjistroi kohë rekord prej 1 minutë 24 sekonda e 303 të mijtat. Vendi i dytë i takoi pilotit tjetër të Mercedesit Valteri Bottas, ndërsa Maks Verstapen me Red Bull u klasifikua i treti. Sharles Leklerk me Ferrari u rendit i katërti, mirëpo monogasku rrezikon të penalizohet për një dalje të pakujdeshme nga bokset. Gara për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 15:00. /SHENJA/