Hajredini: BDI po të mos jetë në pushtet nuk mund të jetë një ditë në skenën politike

Hajredini: BDI po të mos jetë në pushtet nuk mund të jetë një ditë në skenën politike

BDI po të mos jetë në pushtet nuk mund të jetë një ditë në skenën politike. Kështu ka thënë Xhevdet Hajredini në emisionin debativ në TV SHENJA.
Ai tha se në Maqedoninë e Veriut problemi më real është moszbardhja deri në fund e rasteve që dalin nga përgjimet.
Xhevdet Hajredini tha se Ali Ahmeti në një intervistë në Shqipëri ka thënë se për të ka 100 mijë biseda të përgjuara, ndërsa 17 mijë prej tyre janë të përpunuar.
“Në të gjitha ato që ai i ka pa, ai askund nuk i ofendon bashkëqytetarët ashtu sic bën Zaevi për bashkëqytetarët”, tha Hajredini.