` . Guterres: Bashkësia ndërkombëtare ka dështuar të bashkëpunojë kundër COVID-19 - TV SHENJA

Guterres: Bashkësia ndërkombëtare ka dështuar të bashkëpunojë kundër COVID-19

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (PKB), Antonio Guterres tha sot se bota kishte dështuar të bashkëpunonte në luftimin e pandemisë COVID-19.

Siç tha ai, coronavirusi aktualisht është kërcënimi numër një në botë, raporton Associated Press.

Para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Guterres fajësoi dështimin e bashkësisë ndërkombëtare për mungesën e gatishmërisë globale, bashkëpunimit dhe solidaritetit, transmeton Telegrafi.

Sekretari i Përgjithshëm vuri në dukje se më shumë se 30 milionë njerëz janë infektuar me coronavirus në botë deri më tani, se pothuajse një milion pacientë u janë nënshtruar pasojave të sëmundjes dhe paralajmëroi se virusi nuk është vënë ende nën kontroll.

“Ndërsa vendet shkojnë në drejtime të ndryshme, virusi po përhapet në të gjitha drejtimet”, tha ai.

Guterres bëri thirrje për bashkëpunim global midis kombeve, organizatave globale dhe rajonale, institucioneve financiare ndërkombëtare, sindikatave dhe aktorëve të tjerë.