` . Guardiola ul entuziazmin pas 20 fitoresh: Ja kush janë skuadrat më të forta… - TV SHENJA

Guardiola ul entuziazmin pas 20 fitoresh: Ja kush janë skuadrat më të forta…

Me 20 fitore radhazi në të gjithë kompeticionet, Manchester City ka vënë duart te titulli kampion në Angli dhe është shndërruar në një nga pretendentet kryesore për të triumfuar edhe në Ligën e Kampionëve.

Javën e kaluar “citizens” triumfuan me rezultatin 0-2 në transfertën gjermane ndaj Borussia Monchengladbach dhe tani janë me një këmbë në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Tashmë skuadra po funksionon në mënyrë perfekte dhe teknikut spanjoll Pep Guardiola nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mbajë me këmbë në tokë futbollistët e tij, gjë që e ka bërë edhe një një intervistë për mediat britanike.

Ai është shprehur se skuadra më e fortë në botë vijon të mbetet Bayerni i Mynihut dhe në Angli Liverpooli, që është edhe kampioni në fuqi, megjithatë shifrat duket se nuk i japin të drejtë, pasi Man. City është vërtetë i frikshëm këtë sezon.

“Bayerni ka fituar gjithçka dhe është skuadra më e mirë në botë. Më pas në Angli është Liverpooli kampion në fuqi dhe askush nuk ka fituar tituj duke qenë mirë deri në muajin mars. Derisa të fitojmë, ne nuk jemi skuadra më e mirë”, u shpreh Guardiola.