Guardiola thotë se Haalandi ende nuk është në formën më të mirë

Erling Haaland shënoi të mërkurën dy gola në fitoren 3:1 të Manchester Cityt ndaj Leeds Unitedit. Por, trajneri i Cityt, Pep Guardiola thotë se sulmuesi norvegjez ende nuk është në formën më të mirë.
“Unë mendoj se ai nuk është ende në maksimumin e tij për shkak të lëndimit. Nuk është e lehtë të menaxhosh gjithë atë trup, por sa më shumë që ai të luajë, do të bëhet edhe më i fortë. Kisha ndjenjën se ai nuk është në formën më të mirë”, ka thënë Guardiola.
Sezonin aktual, Haaland ka shënuar 20 gola në 14 ndeshje.