Grushte nga të gjitha anët, lojtarët e dy ekipeve të bejsbollit përfshihen në një sherr të dhunshëm

Grushte nga të gjitha anët, lojtarët e dy ekipeve të bejsbollit përfshihen në një sherr të dhunshëm

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar gjatë një ndeshje bejsbolli në SHBA, ku lojtarët e dy ekipeve u përfshinë në një sherr masiv me njëri-tjetrin.

Incidenti i rëndë u shënua gjatë ndeshjes së Major League mes Seattle Mariners dhe Los Angeles Angels, ku takimi u ndërpre dy herë pasi lojtarët u përplasën dhunshëm, në një sherr që mezi u ndalua nga organizatorët.

Arbitrat e ndeshjes përjashtuan 6 lojtarë si shkaktarët e dhunës, ndërsa takimi u shty për disa minuta.