Grushte në NBA: 3 të përjashtuar pas sherrit masiv

Grushte në NBA: 3 të përjashtuar pas sherrit masiv

Ndeshja e basketbollit mes Detroit Pistons dhe Orlando Magic (fituar 121-101 nga vendasit) ka patur një moment tensioni në fundin e periodës së dytë. Një sherr masiv ka nisur në fushën e lojës, duke detyruar gjyqtarët të përjashtojnë 3 basketbollistë: Moritz Wagner, Killian Hayes dhe Hamidou Diallo.
Gjithçka lindi pas një topi të humbur nga skuadra e Orlando, me Hayes që u përpoq të rikuperojë por u shty me qëllim në stolin e tij nga basketbolliti gjerman Wagner. Nga kjo shtyrje nisi më pas një sherr masiv, ku nuk munguan as grushtet e morën pjesë lojtarët e të dyja skuadrave, përfshirë edhe ata të stolit.

Heyes reagoi duke goditur Wagner në shpinë, që ra pa ndjenja në krahët e një personi të stafit.

“Tani është më mirë”, tha pas ndeshjes vëllai i tij për ESPN. Janë të shumtë lojtarët e përfshirë në këtë sherr dhe që pritet të skualifikohen, pasi komisioni i disiplinës të shohë pamjet televizive. Të paktën 8 të tillë rrezikojnë nga të dyja ekipet.