Grupi i Zjarrit: Ka dështuar llogaridhënia, vendimmarrja në BDI është bërë privilegj i klanit të Artan Grubit

Grupi i Zjarrit: Ka dështuar llogaridhënia, vendimmarrja në BDI është bërë privilegj i klanit të Artan Grubit

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, së bashku me anëtarë tjerë të BDI-së, tha se pas kërkesës së tyre tre muaj më parë filloi puna në kryesi, megjithatë pas disa takimeve është ndërprerë kërkesa e tyre për llogaridhënie.

“Vendimmarrja është bërë privilegj i një klani ekskluziv të Artan Grubit. Kjo ka sjellë rënie të përkrahjes së votuesve dhe ka krijuar përçarje. Ne theksojmë se jemi pro reformës por kundër tjetërsimit të BDI-së. Vërejtjet tona do t’i komunikojmë në mënyrë publike më qellim që të instalohet llogaridhënia. Ne do t’ju shpërndajmë medieve me shkrim për mosrealizim, mosefkiasitet e premtimeve. Ne shprehim zërin e votuesve të BDI-së dhe zotimeve zgjedhore që nuk po realizohet. Nënvizojmë fuqishëm që kemi punuar punojmë dhe do të punojmë me aleatët tonë euroatlantik. Kjo është luftë për vlera brenda BDI-së dhe nuk ka të bëjë me përcaktimin strategjik”, tha Izet Mexhit, raporton SHENJA.

Ai shtoi se në bazë të IRI-it, Artan Grubi dhe Bujar Osmani kanë rejting më të dobët në Qeveri dhe se opozita ka rejting të përbashkët më të madh se BDI. /SHENJA/