Gruevski, Janakievski, Dimovski dhe Janakievski do të gjykohen për rastin “Talir”

Gruevski, Janakievski, Dimovski dhe Janakievski do të gjykohen për rastin “Talir”

Gjykata Penale ka bërë të ditur se ka pranuar akuzat për rastin e PSP-së “Talir”.
Specialja vitin e kaluar ka paraqitur dy aktakuza për rastin “Talir”. Në aktakuzën e parë përfshihen Nikolla Gruevski dhe Kiril Bozhinovski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputeti Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska.
Ata janë akuzuar se në mënyrë të paligjshme kanë marrë të paktën 4,6 milion para të gatshme për partinë. Çingarovska vitin e kaluar ka pranuar fajin dhe mori një dënim me kusht.
Sa i përket aktakuzës së dytë për të njëjtën lëndë, e cila ka të bëjë me ndërtimin e paligjshëm të selisë partiake, kukata ende nuk ka sjellë vendim.