Grubi: Incidenti i djeshëm në Sheshin Skënderbeu është inskenim i VMRO-DPMNE-së, Levicës dhe ASH-së

Grubi: Incidenti i djeshëm në Sheshin Skënderbeu është inskenim i VMRO-DPMNE-së, Levicës dhe ASH-së

Tensionet ndëretnike mund të nxiten edhe më shumë nga akuzat ndërpartiake. Kështu tha sot, zv/kryeministri Artan Grubi, duke shtuar se të njëjta po vijnë nga partitë opozitare. Sipas Grubit, ajo që ndodhi dje në sheshin Skënderbeu është inskenim i partive opozitare.

“Këto deklarata të tilla vijnë nga partitë opozitare dhe janë pasojë e drejtpërdrejtë e koalicionit Levica të 5 tetorit të vitit të kaluar, në tavolinën në të cilën ishin ulur të gjithë këta që janë pjesëmarrës në protestat e këtyre ditëve. Ju e patë edhe dje ishit dëshmitarë të një incidenti të inskenuar nga aktivistë të VMRO-DPMNE-së, Levicës dhe Aleancës për të prodhuar incidente ndëretnike”, deklaroi Artan Grubi.

Kujtojmë se dje kishte një përleshje në sheshin e Skënderbeut ku një person ka shtënë disa herë më armë në ajër, ndërsa i njëjti më pas është arrestuar nga policia.