Greqia për MPJ-në ruse: Marrëveshja e Prespës është ndërmjet dy shteteve të pavarura

Greqia për MPJ-në ruse: Marrëveshja e Prespës është ndërmjet dy shteteve të pavarura

Marrëveshja e Prespës që nga nënshkrimi kontribuon për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe është gjithashtu një model i njohur ndërkombëtarisht për zgjidhjen e dallimeve midis dy shteteve të pavarura sovrane nën patronazhin e OKB-së, pa ndërhyrjen e palëve të treta, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, duke iu përgjigjur një deklarate nga Ministria e Jashtme ruse.

“Partnerët tanë ndërkombëtarë janë të thirrur për të respektuar frymën dhe përmbajtjen e marrëveshjes dhe përshëndetim faktin se udhëheqja politike e të dy vendeve tregoi guximin e nevojshëm politik për të arritur një zgjidhje për një çështje veçanërisht e vështirë, në të njëjtën kohë duke mbrojtur interesat e tyre kombëtare”, ka njoftuar Ministria e Jashtme greke. MPJ shpreh gjithashtu besimin se Rusia do të “respektojë ndjeshmërinë e popullit grek në lidhje me përdorimin e emrit Maqedoni,” dhe tani e tutje vendi do të përdorë “emrin e ri kushtetues apo Maqedonia e Veriut”. /SHENJA/