Greqia nën ‘pushtetin’ e zjarreve, digjet Korfuzi, Saronida dhe Rethymno

Greqia nën ‘pushtetin’ e zjarreve, digjet Korfuzi, Saronida dhe Rethymno

Zjarre të reja kanë shpërthyen gjatë ditës së premte në disa rajone të Greqisë, përveç vatrave që djegin sipërfaqe pyjore prej së enjtes në Saronida, Rethymno dhe Korfuz.

Banorët në juglindje të Athinës janë këshilluar me anë të mesazhit të urgjencës 112 të evakuojnë shtëpitë e tyre si masë paraprake pasi zjarrfikësit po përpiqen për të shuar zjarrin që shpërtheu mëngjesin e së premtes pranë zonave të banuara.

Mbi 90 zjarrfikës, pesë ekipe tokësore, 22  vullnetarë dhe punëtorë të shërbimeve komunale po luftojnë me flakët ,në zonën Ferize të komunës së Saronikosit. Katër avionë dhe tre helikopterë po ndihmojnë gjithashtu në përpjekjen për shuarjen e zjarrit.

Gjithashtu edhe banorët në zonën e afërt të Agios Panteleimonas, pranë  qytetit bregdetar Anavyssos, u njoftuan me një mesazh urgjent për të evakuuar zonën në drejtim të Lagonisit.

Ndërkohë forca të shumta të reparteve zjarrfikëse po luftojnë më flakët edhe  në Korakas ,në Rethymno të Kretës. Zjarri po djeg bimësi të ulët dhe ullinj, ndërsa është dhënë urdhër për largimin e njerëzve nga banesat në zonën e gjerë të Paralisë. Më herët është evakuuar për masë sigurie edhe fshati Orne.

Në operacionin e fikjes së zjarrit janë angazhuar 58 zjarrfikës me 4 grupe njësish këmbësore, 16 automjete dhe 3 helikopterë, ndërsa ndihmojnë edhe forcat vullnetare Bëhet me dije se gjatë operacionit ka mbetur i plagosur lehtë një zjarrfikës, i cili është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën e parë.

Pasi është përballuar zjarri i fuqishëm në ishullin e Samos ku humbën jetën dy persona pas rrëzimit të nje helikopteri zjarrfikës , Mbrojtja civile e Greqisë ka paralajmëruar se e njëjta situatë mund të krijohet në ishullin e Kretës gjatë së shtunës pasi parashikohen errëra të fuqishme dhe kategoria e rrezikut nga zjarri për të gjithë ishullin është në nivelin e parafundit më të lartë.

Top Channel