` . Grenell paralajmëron takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë - TV SHENJA

Grenell paralajmëron takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell deklaroi se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

Ambasadori Grenell e bëri njoftimin të enjten në Twitter, por nuk dha hollësi të tjera.