“Grekët e Pavarur” do të largohen nga koalicioni qeverisës

“Grekët e Pavarur” do të largohen nga koalicioni qeverisës

Partia “Grekët e Pavarur” do të del nga koalicioni me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras. Këtë e ka konfirmuar deputeti i kësaj partie Kostas Kacikis për një televizion lokal, shkruan gazeta “Katimerini”.
“Panos Kamenov tha, ne po largohemi. Çfarë do të thotë kjo? Nuk do të jemi më pjesë e koalicionit qeverisës. Nuk ka shumicë, nuk do të japim përkrahje nëse testohet me votë besimi i qeverisë”, ka thënë deputeti.
Ditën e djeshme, kryeministri Cipras ka thënë se do të kërkojë votëbesim, nëse Kamenos vendos të tërhiqet nga koalicioni për shkak Marrëveshjes së Prespës.
Kryeministri Cipras ka thënë se do ta pyes Kamenosin për qëllimet e tij, në takimin që është caktuar të mbahet të premten.