Gostivari-Vardari derbi i Ligës së Dytë

Gostivari-Vardari derbi i Ligës së Dytë

Në kushte kur elita e futbollit në Maqedoninë e Veriut këtë fundjavë pauzon shkaku i ndeshjes miqësore të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut me Arabinë Saudite më 22 tetor në Abu Dabi, vëmendjen e skenës vendore e tërheq sfida Gostivari-Vardari në kuadër të Ligës së Dytë.

Së fundmi edhe janë caktuar gjyqtarët e javës së 9-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Ndeshjet do të luhen të dielën (me 23 tetor) me fillim në orën 14:00.

Derbi është mes skuadrës shqiptare, Gostivarit dhe asaj maqedone, Vardarit të Shkupit.

Arsimi është mysafir i Sasa-s, ndërsa Besa e pret Kozhufin dhe Voska ndeshet me Teteksin.

Ndeshjet dhe gjyqtarët

Boreci – Pelisteri, Dejan Mlladenovski (Shkup)
Karaorman – Detonit, Aleksandar Vasilevski (Shkup)
Pehçeva – Ohrid, Marjan Dejanoski (Kërçovë)
Sasa – Arsimi, Boby Veliçkov (Veles)
Besa – Kozhuf, Fatmir Bafto (Ohër)
Gostivari – Vardari, Done Ristovski (Gjevgjeli)
Voska – Teteksi, Vlatko Ilioski (Prilep)
Slloga – Bellasica, Josip Barton (Shkup)