Gostivari fiton derbin me Vardarin, Voska merr kreun në Ligën e Dytë (VIDEO)

Gostivari fiton derbin me Vardarin, Voska merr kreun në Ligën e Dytë (VIDEO)

Në mungesë të futbollit elitar në Maqedoni, sot në fokus ishte Liga e Dytë me takimet e xhiros së nëntë. Voska Sport është “fituesja” më e madhe e xhiros, sepse shfrytëzoi triumfin e Gostivarit ndaj Vardarit dhe mori kryesimin e tabelës.

Derbi i xhiros u zhvillua në Reçicë, aty ku Gostivari mposhti Vardarin me rezultatin 1-0 (1-0). Ndeshja nuk ofroi shumë raste për të dyja palët, goli i vetëm ra në pjesën e parë dhe më pas vendasit arritën të mbajnë epërsinë.

Antonio Kalanoski realizoi nga penalltia për epërsinë e Gostivarit.