Goretzka tallet me Lewandovskin: Te ne s’i diskutonte grupet e Champions-it

Goretzka tallet me Lewandovskin: Te ne s’i diskutonte grupet e Champions-it

Leon Gorecka vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer me Bajernin edhe në javën e 11-të në Bundesligë. Nga këmbët e lojtarit gjerman rrodhi edhe aksioni i golit, i shënuar nga Musiala, çka do të thotë se i dha udhë suksesit ndaj Hofenhaimit. Pas paraqitjes dinjitoze në fushë, 27-vjeçari e ka marrë rolin e protagonistit edhe në deklaratë për media, aty ku ajo çka u dallua më tepër, përpos komenteve nga takimi, ishin sulmet direkte ndaj Robert Levandovskit, që konsiston edhe me ndeshjen e ardhshme të Bajernit (të mërkurën ndaj Barçës në Champions).

RITAKIMI ME LEVËN – “Roberti ishte i llastuar për aq kohë sa gjendej në gjirin e ekipit tonë, ku çështja e kualifikimit për në fazën përtej grupeve nuk diskutohej, ndërsa sot gjërat ndryshojnë. Ai dhe Barcelona duhet të jenë me shumë fat, përndryshe rrugëtimi përfundon përpara kohe. Pavarësisht objektivave të tyre apo lidhjes me Levën ne nuk do të falim asgjë”, pohonte i prerë 27-vjeçari.