Goran Pandev i jep fund futbollit të luajtur

Goran Pandev i jep fund futbollit të luajtur

Legjenda e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev edhe zyrtarisht i ka dhënë fund futbollit të luajtur. Ish-kapiteni i përfaqësueses së vendit përmes një intervistë për italianen “Gazeta delo Sport” ka konfirmuar pensionimin e tij, por ka paralajmruar se do të vazhdojë të punojë për futbollin nga jashtë fusha. “Pas 20 viteve, koha është për ti dhënë fund. Djali im i madh është 13-të vjet dhe në të kaluarën e kam parë vetëm gjatë pushimeve ose mbylljes së sezonëve. Tani dua ti përkushtojë më shumë vëmendje familjes, por kjo nuk do të thotë se do të largohem nga futbolli, sepse unë nuk di të bëj diçka tjetër”, ka thënë Pandev. 39 vjeçari karrierën e ka nisur nga Bellasica në Strumicë, duke u transferua më pas në Itali dhe gjithë karrierën ka luajtur më shumë në Seria A, duke përjashtuar Turqinë, ku për një sezon ishte pjesë e Gallatasarajit. Pandev gjatë karrierës së tij ka luajtur për Interin, Napolin, Xhenovën, Specian, Ankonën dhe së fundmi ishte pjesë e Parmës. Ai ka zhvilluar 550 ndeshje në Seria A dhe ka shënuar mbi 100 gola. Suksesin më të madh e arriti te Interi me trajneri Hose Murinjo, ku në vitin 2010 fituan tripletën.