Google me video tëre prezanton dizajnin e Pixel 7

Google me video tëre prezanton dizajnin e Pixel 7

Para dy ditësh Google lëshoi një video “teaser” ku nga kënde të shumta prezantohej dizajni i telefonit në ardhje Pixel 7 Pro me të tre ngjyrat me të cilat do të ofrohet.

Në rast se juve ju duket e çuditshme se pse versioni i thjeshtë i Pixel 7 u injorua dhe nuk pati videon e njëjtë, sot Google e postoi videon me stilin e njëjtë, por që tani shfaqet telefoni më i vogël, Pixel 7.

Edhe një herë, ka pamje me tre ngjyrat, të cilat në rastin e Pixel 7 zyrtarisht quhen Obsidian, Snow dhe Lemongrass, transmeton Telegrafi.

Siç edhe mund ta dini nga “teaser-at” dhe rrjedhjet e informatave, Pixel 7 ka dizajnin e njëjtë me pajisjen më të madhe, dallimi i vetëm pos madhësisë është se ka një kamerë më pak në anën e pasme – për të cilën GSM Arena supozon se është një masë e uljes së kostos e cila synon të sigurojë se mund të arrijë pikën e çmimit të përfolur, e cila rastësisht flitet se mund të jetë e njëjtë me atë që Pixel 6 e kishte vitin e kaluar.

Pixel 7 dhe Pixel 7 Pro do të bëhen zyrtare në ngjarjen speciale të Google me 6 tetor. Thuhet se pjesa e brendshme do të jetë shumë e ngjashme me “paraardhësit” e tyre, me një SoC të ri dhe me ndryshime të vogla, por jo diçka të dukshme.