Gol dhe asist, debutim ëndrrash për Di Marian, mosha për të është statistikë

Gol dhe asist, debutim ëndrrash për Di Marian, mosha për të është statistikë

Debutim ëndrrash për Angel Di Marian me “Zonjën e Vjetër”. I përzgjedhur në formacionin titullar nga Allegri në sfidën e shtëpisë ndaj Sassuolos (3-0), argjentinasi realizoi që në minutën e 26-të me një gjysmë roveshatë, pas krosimit të Alex Sandros. E ligjshme festa e 35-vjeçarit, që tregoi edhe një herë se mosha për të është ende thjesht statistikë.

Juventusi kaloi në epërsi të dyfishtë në fundin e pjesës së parë pas ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi nga Vlahovic.

Sulmuesi serb gjeti golin e dytë personal dhe të tretin për Juventusin në minutën e 51-të, i shërbyer në këtë rast pikërisht nga Di Maria.

Në minutat në vazhdim nuk pati ndryshim tjetër rezultati, ndërsa Di Maria u zëvendësua në minutën e 66-të nga Miretti.