Goditja e pestë e Interit, zëvendësuesi i Ivan Perisic firmos deri në 2027

Goditja e pestë e Interit, zëvendësuesi i Ivan Perisic firmos deri në 2027

Interi ka zyrtarizuar afrimin e radhës në merkaton e verës. Nënkampionët e Italisë duan të rrëzojnë Milanin nga froni sezonin e ardhshëm, teksa në të njëjtën kohë kanë ambicie të mëdha në Champions League, turne ku duan të shkojnë sa më larg të jetë e mundur.

Deri tani janë prezantuar Romelu Lukaku, Kristjan Asllani, Henrikh Mkhitaryan dhe Andre Onana. Afrimi i pestë tek ekipi i Simone Inzaghit është Raoul Bellanova, anësori i djathtë, i cili vjen të zëvendësojë kroatin Ivan Perisic.

22-vjeçari, i cili ka luajtur me të gjithë moshat e Italisë nga U15-U21, vjen nga Cagliari në huazim për të cilin zikaltrit paguan 3 milionë euro. Ndërkohë, nëse lojtari italian bind me paraqitjet e tij, Interi mund ta bëjë të vetin në fund të sezonit për 7 milionë euro të tjera.

Bellanova ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin e njohur italian, nga e cila do të përfitojë rreth 1 milion euro në sezon. Tifozët e Interit presin përforcime të tjera, duke nisur nga Paulo Dybala.